
Facundo Pieres, lojtar argjentinas i polo-s, gjatë një takimi në kuadër të zhvillimit të Cartier Polo Cup, e cila u mbajt në Windsor, ka prekur Mbretëreshën Elisabett, e cila është një fanse e këtij sporti. Ai i ka lënë të gjithë pa fjalë, pasi nuk e dinte që në Britaninë e Madhe, prekja e Mbretëreshës nuk është e lejueshme.
Në këtë mënyrë, ai ka shkelur një nga rregullat kryesore të protokollit zyrtar. Mbretëresha nuk mund të preket në asnjë mënyrë, vetëm nëpërmjet gjesteve zyrtare dhe të kortezisë. Veprimi Pieres, nëpërmjet shtrëngimit të dorës konsiderohet fyerje dhe veprim i jashtëligjshëm.
Mbretëresha i ishte afruar për t’i dorëzuar atij titullin si lojtari më i mirë në fushë dhe fituesi i Cartier Polo Cup. Në atë moment, Facundo Pieres ka thyer protokollin duke i dhënë dorën dhe më pas duke e prekur butësisht në shpinë Mbretëreshën. Kundrejt tij nuk është marrë asnjë masë apo penalizim./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





