
Tiranë, 18 qershor 2014, NOA.al- Gjatë ditës së sotme Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka shembur 11 objekte pa leje, kryesisht në zonën e Bërrylit, përballë me Maternitetin e Tiranës “Koço Glozheni”.
Këto shembje janë realizuar në kuadër të lirimit të hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme. Sipas burimeve mësohet se për shembjen e këtyre objekteve pa leje, forcat e INUK ndoqën me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në të tilla raste në respektim të plotë të ligjit.
INUK bën me dije se objektet që u shembën sot kishin zënë hapësirat e përbashkëta pranë pallateve si edhe lulishte e trotuare, duke u bëre njëherazi shqetësim për qytetarët./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





