

Ndoshta prej akulloreve të tepërta ose prej ndërprerjes së aktivitetit sportiv i cili praktikohet gjatë vitit shkollor, gjatë verës pesha e fëmijëve shtohet më shumë dhe më shpejtë, duke bërë që ata të bëhen mbipeshë.
Një studim britanik i Harvard School of Public Health në Boston i publikuar në revistën “Preventing Chronic Disease”, ka analizuar të dhënat e studimeve të mëparshme lidhur me këtë çështje, studime të kryera mbi 10 mijë fëmijë me moshë nga 5 deri në 12 vjeç.
Nga studimet u vu re se masa trupore e fëmijëve gjatë periudhës së verës, shtohej në mënyrë të ndjeshme krahasuar me periudhën e vitit shkollor.
Sipas Rebecca Franckle, autore kryesore e studimit thuhet se efekti i verës në peshën trupore të fëmijëve lidhet me mungesën e akjtivitetit fizik, ngrënien e ushqimeve të shpejta, jetën sedentare dhe qëndrimin gjatë ulur duke u marrë me videogame./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





