Transmetuar më 18-06-2014, 12:59

Jeta e tij është plotësuar dhe ka marrë më shumë ngjyra qysh nga momenti i ardhjes në jetë të djalit të tij Joel.

Aktori i humorit dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka postuar në profilin e tij në Instagram fotografi të djalit dhe së shoqes Ami, ku që të dy shfaqen duke qeshur.

“Janë disa “jetë” që të mbushin me “jetë”…”, ka shkruar Ermali bashkëngjitur fotografisë së dy njerëzve më të shtrenjtë në jetën e tij.

Joeli duket mjaft i qeshur dhe topolak, në krahët e nënës së tij Amarda Toska, e cila duket në formë të mirë, ndonëse pa make up./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit