
Birra, fistikë, pica, akullore dhe çdo lloj ushqimi. Mbrëmjet nën shoqërinë e miqve duke parë ndeshjet e futbollit të kampionatit botëror rrezikojnë që t’iu shtojnë tifozëve deri në katër ose pesë kilogramë më shumë.
Pietro Migliaccio, President i Shoqatës Italiane të Shkencave dhe Ushqimit (Sisa), thotë se “dieta e tifozit” është një rrezik që iu kanoset të gjithëve.
Ai thotë se gjatë ndeshjes do të ishte më mirë të konsumoheshin fruta si pjepri, qershitë dhe ananasi, të cilat duhet të jenë të freskëta.
Ndërsa për ta nisur më mirë ditën, këshillohet që të pihet një gotë qumësht dhe një fetë bukë me marmalatë. Në drekë sallatë, perime dhe gjellë e lehtë.
Ndërsa passdite një kokërr mollë dhe në darkë pak pulë ose peshk, i shoqëruar me sallatë dhe një fetë bukë të thekur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





