
Elbasan, 18 qershor 2014, NOA.al- Një 41 vjeçar nga fshati Gjinar i Elbasanit, është arrestuar nga efektivët e policisë i akuzuar për përdhunim.
Burime nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al, se u vu në pranga Arben Shqau 41, vjeç, pasi dyshoeht se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën M.Q., 14 vjeç, banuese në fshatin Pashtresh Elbasan.
Shkak për zbardhjen e kësaj ngjarje u bë denoncimi i të miturës dhe i të afërmve të saj, të cilët denoncuan se 14 vjeçarja ishte abuzuar seksualisht nga Shqau.
Në ngarkim të të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





