Transmetuar më 18-06-2014, 08:27

Apeli i saj është i rrallë, por tentativa është gjeniale. Një vajzë e mitur 10 vjeçare nga West Virginia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brianna Vance, shpëtoi babanë e saj nëpërmjet një kërkese për ndihmë në rrjetin social Facebook.

Pasi një stuhi e fuqishme kishte prekur shtëpinë e saj, një pemë ishte goditur nga rrufeja dhe kishte zënë poshtë babanë e Brianna, i cili nuk mund të lëvizte.

Në një situatë të dëshpëruar kur nuk punonte as telefoni i shtëpisë dhe as celulari, vajza mendoi si zgjidhje të vetme të kërkonte ndihmë nëpërmjet një video-apeli në rrjetin social.

Pak momente pas postimit të saj, ambulanca arriti që të gjejë shtëpinë e Brianna dhe të shpëtojë babanë e saj, fatmirësisht pa probleme për jetën./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit