Transmetuar më 18-06-2014, 07:57

Tiranë, 18 qershor 2014, NOA.al- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, në ambientet e një magazine.
Si pasojë e flakëve të mëdha është përfshirë një supermarket dhe dy dyqane të tjera. Zjarri ka rënë qysh prej orëve të para të mëngjesit, ndërrsa nuk dihen shkaqet e rënies së tij.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vëinen nën kontroll të flakëve.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa pas disa orësh ndërhyrje zjarri është vënë nën kontroll./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





