

Artistet Emma Fay e Gesine Merwedel kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të ekspozuar pikturat e tyre. Ato i kanë vendosur në trupat e njerëzve fantazitë e tyre, të cilat janë përgjithësisht të lidhura me pikturimin e kafshëve dhe kanë theksuar ngjyrat duke nxirë sfondin.
Në piktura është e vështirë të dallohet se ku janë disa nga pjesët e trupit të njerëzve. Ju mund të shikoni një zog, një pelikan, një tigër, një kameleon në një pemë, por kurrsesi nuk mund të dalloni se ku ndodhet këmba, dora apo koka e personit. Madje, po të mos jua thonim ne, as nuk do ta dinit se piktura është realizuar tek trupi i një personi. Për më shumë, klikoni fotot më poshtë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





