
Tiranë, 17 qershor 2014, NOA.al- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar përmes një deklarate, në lidhje me aksionin e policisë dhe ndërhyrjen në Lazarat. Ambasada deklaron se Lazarati, i cili prej vitesh njihet si bastion i drogës në Shqipëri, nuk është më i “paprekshëm”.
Policia e Shtetit ka hyrë në fshatin “rebel” dhe po vijon operacionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Ambasada Amerikane shpreh mbështetjen ndaj oficerëve ligjzbatues shqiptarë.
“Ambasada e SHBA mbështet fort përpjekjet e oficerëve ligjzbatues shqiptarë për trajtuar çështjen e kultivimit të jashtëligjshëm kronik të kanabisit në zonën e Lazaratit. Shpresojmë të merret çdo masë paraprake për të shmangur viktima dhe bëjmë thirrje që autorët e veprimtarive kriminale të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit dhe të dënohen në mënyrë të përshtatshme. Po ashtu, dënojmë dhunën e drejtuar kundër zyrtarëve ligjzbatues dhe gazetarëve”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





