
Jeni prej një kohe të gjatë në një marrëdhënie me një person por nuk dini nëse ai është apo jo i lumtur me ju? Më poshtë po ju japim disa nga arsyet dhe sjelljet e tij, për të kuptuar veprimet dhe atë që partneri juaj ndjen.
Shpesh është i zënë- Disa njerëz janë të qetë, të tërhequr dhe gjithmonë të zënë kur nuk janë të lumtur.
Shpesh flet për kolegët dhe miqtë- Kur nuk janë të kënaqur me lidhjen, krijojnë miqësi të reja dhe dikush tjetër fillon të preokupojë vëmendjen e tyre.
Përgjigjet vetëm me “po” apo “jo”- Nëse do të përpiqeni të bisedoni apo ta pyesni partnerin, ai zakonisht përgjigjet me “po” ose “jo” – dhe kjo zgjat një kohë të konsiderueshme.
Shpesh e kalon kohën me miqtë se sa me ju- Është krejtësisht në rregull të takohet me miqtë, por nëse ju shmanget për të kaluar kohën me shoqërinë e tij, kjo mund të thotë që koha që kalon me ju nuk e plotëson. I shmanget seksit- Nëse befasisht fillon t’i shmanget seksit, apo pothuajse kurrë nuk është iniciator i seksit, kjo është shenjë që duhet të filloni të bisedoni me partnerin.
Gjithmonë fajin jua hedh juve- Edhe një shenjë që nuk është i lumtur dhe i kënaqur nëse gjithmonë ju bën me faj juve dhe fillon grindjen. Biseda mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





