Transmetuar më 17-06-2014, 15:13

Fitoret në Brazil 2014 ekzaltojnë edhe peshat më të rënda të politikës botërore. Kështu, dy nga njerëzit më  të fuqishëm të planetit janë përfshirë shpirtërisht në evenimentin më të madh futbollistik të planetit, madje njëri prej tyre ka preferuar të udhëtojë drejt Brazilit.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila kaloi Atlantikun për të qëndruar pranë djemve të Joachim Low, të cilët konsiderohen si një nga skuadrat favorite për të fituar titullin.

Drejtuesja e ekzekutivit gjerman ishte e pranishme gjatë gjithë 90 minutëshit në stadiumin “Arena Fontenova”, ndërsa pas ndeshjes festoi me lojtarët e kombëtares teutone në dhomat e zhveshjes.

Në kulmin e festimeve, një foto me femrën më të fuqishme në planet e shkëputi edhe Lukas Podolski, i cili nxitoi ta postonte në faqen e tij në Twtter.

Dhe meqë jemi në rrjetet sociale, është Obama ai që ekzaltohet për suksesin emocionant të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Ganës.

“11 në fushën e lojës, por 300 milionë që bëjnë tifo për ta”, shkruan numri 1 i Shtëpisë së Bardhë në profilin e tij, që e shoqëron me një foto me mbishkrimin “Një komb, një kombëtare”.

Një eveniment që mban frymën e gjithë planetit, sepse futbolli ka fuqinë magjike t’i bashkojë të gjithë në një ëndërr të vetme. Brazil 2014 është edhe botërori i politikanëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit