Transmetuar më 17-06-2014, 15:06

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, sërish i gjithë territori shqiptar do të dominohet nga moti i paqendrueshem gjatë pjesës së parë të ditës duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese. Mesdita do të sjellë kthjellime në të gjithë territorin e vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore, më të theksuara në veri dhe verilindje të vendit ndërsa gjatë natës shirat do të zhvendosen drejt zonave juglindore.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por në mesditë do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Gjatë ditës së nesërme, Europa veriore dhe veriperëndimore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave. Gjithashtu me mot të paqëndrushëm paraqiten vendet mesdhetare si edhe Europa juglindore të cilat do të përjetojnë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere.

Ndërsa, Europa qendrore, jugperëndimore, si edhe vendet e balltikut do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit