

Wayne Payne, 31 vjeç nga Birmingham i Anglisë, u dënua me pesë vjet burg, i akuzuar si autor i aksidentimit me makinë me pasojë vdekjen, të gjashtë vjeçarit Cameron, i cili shëtiste në lagje me biçikletë.
Payne drejtonte makinën me shpejtësi të madhe, duke bërë që si pasojë e humbjes së kontrollit të përplasë fatalisht vogëlushin.
Por nëse aksidenti mund të cilësohet si diçka që dëgjohet herë pas here, Payne pasi dëgjoi dënimin e dhënë ndaj tij iu drejtua me disa fjalë nënës së viktimës. “Gjëra që ndodhin, jeta vazhdon”.
Fjalët e tij e acaruan më së tepërmi nënën e vogëlushit duke kërkuar dënim më të ashpër. 31 vjeçari i ka mohuar gjatë gjithë kohës akuzat që rëndonin ndaj tij, duke thënë se nuk po lëvizte më shumë se 70 km/h dhe për këtë arsye, ka deklaruar se nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





