


Jodie Edkins është një vajzë angleze e cila ka shënuar një dobësim rekord brenda një kohe relativisht të shkurtër.
Jodie nisi të hajë në McDonald në vitin 2011 sapo mësoi se vajza e saj ishte prekur nga një sëmundje e rëndë. Vogëlushja e saj u diagnostikua me një tumor në tru dhe ajo gjithë mërzinë e shfryu në ushqimet e fast food, ushqime të cilat i hante në mëngjes, drekë dhe darkë, duke bërë që të shëndoshej në mënyrë të paparë.
Mirëpo me largimin e tumorit nga e bija dhe kurave të cilat dhanë rezultat për të, Edkins iu tha lamtumirë ushqimeve të tilla duke humbur plot 44 kilogramë brenda një viti.
“Lavdi Zotit tani jam më e qetë, mund ta shijojë jetën bashkë me vajzën time dhe mund të vishem me rroba të modës. Tregohem e kujdesshme në çdo gjë që ha”, tha Edkins./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





