Transmetuar më 17-06-2014, 12:10

Ka rekorde botërorë që jo të gjithë do të donin ti mbanin. Ky është rasti i një burri turk 62 vjeç, i cili ka fituar titullin Guinness World Record, si njeriu me hundën më të madhe në botë.

Në të vërtetë ai nuk ka qenë gjithmonë krenar për këtë karakteristikë të tij pasi në të kaluarën ai ka vuajtur për shkak të përmasave të hundës.

Mirëpo aktualisht ai është krenar pasi thotë se është i vetmi njeri që është vlerësuar për këtë karakteristikë.

Hunda e tij është e gjatë mbi nëntë centimetra. Burri ka deklaruar se kur ishte më i ri, prej hundës së tij shpesh njerëzit e tallnin. Por gradualisht ai filloi të fitojë besim në vete, dhe nisi ta pranojë veten ashtu siç është./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit