Transmetuar më 17-06-2014, 10:56

Lezhë, 17 qershor 2014, NOA.al- Një person i moshës 52 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
52 vjeçari me iniciale M.N., me banim në Ishull- Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku dhe ka gjetur vdekjen.
Bazuar në veprimet e para hetimore si dhe deklarimet e vëllait të tij rezulton se ky viktima vuante prej kohësh nga depresioni.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





