Transmetuar më 17-06-2014, 08:54

Ajo spikat gjithmonë për stilin e saj dhe kujdesin e treguar ndaj vetes, por nëse nuk do të tregonte këtë kujdes, bukuria e Tunës nuk do të ishte kaq e madhe, madje do të ishte e diskutueshme.
Këngëtarja ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku shfaqet pa make up dhe krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.
Bashkëngjitur fotografisë ajo ka shkruar lidhur me trajtimin e fytyrës që po i nënshtrohej, “Trajtimi i domosdoshëm i këtij sezoni rimodelim me Biologique Recherche”. Tuna tërheq shpesh vëmendjen me performancat e saj, shpesh e shoqëruar nga i dashuri Cozman./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





