
Qoftë prej traditës edhe për nevojës, shpesh ndodh që kujdestaria e fëmijëve t’iu besohet gjyshërve. Një studim i zhvilluar në Europë i drejtuar nga Eva Garcia-Moran dhe Zoe Kuehn, ka zbuluar se plot 37% e familjeve me fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, ua besojnë ata për kujdes të përditshëm gjyshërve.
U vu re se vetëm 14% e fëmijëve me moshë nga zero deri në dy vjeç dërgohen në çerdhe.
Gjatë studimit u vu re se vitet e fundit është rritur numri i nënave që nuk punonjë gjatë dy viteve pas lindjes, për shkak se u duhet të kujdesen për fëmijët, gjë që e bënë më të rëndësishëm rolin e gjyshërve, për më tepër pasi duke ia besuar fëmijën prindërve, bëhet edhe një kursim i ndjeshëm ekonomik.
Kështu gjatë studimit u zbulua se gjyshërit ishin zgjedhja e parë për kujdestarinë e fëmijës, dhe rezultoi se edhe fëmijët ishin të dhënë pas tyre./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





