
Nga Britania e Madhe vjen një recetë e cila garanton shmangien e obezitetit dhe mbipeshës me kalimin e viteve. Mjafton që të hahet një mëngjes më i bollshëm, i përqendruar në marrjen e sasive më të mëdha të ushqimit gjatë ditës dhe kjo gjë mund të çojë në pakësimin e sasisë së ushqimit që konsumohet gjatë 24 orëve të ditës.
Siç shpjegon doktoresha Nita Forouhi e Institute of Metabolic Science në Addenbrooke´s Hospital, të Cambridge, “Zhvendosja e pjesës më të madhe të kalorivë në mëngjes, mund të ndihmojë personat në moshë të mesme që të luftojnë shtimin e peshës”.
Studiuesit britanikë kanë mbajtur nën vëzhgim për rreth tre vjet 6764 burra e gra me moshë nga 40 deri në 75 vjeç. U vu re se të gjithë ata persona që hanin më shumë mëngjes, u shëndoshën më pak. Në mënyrë të veçantë, ata që hanin nga 22 deri në 50% të totalit të kalorive të ditës në mëngjes, gjatë periudhës së studimit u dobësuan mbi dy kilogramë, ndërsa kush merrte më shumë kalori gjatë pjesës tjetër të ditës, shtuan në peshë rreth 1.5 kilogramë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





