Transmetuar më 16-06-2014, 20:00

Cue është një mjet vetë-diagnostikues që analizon një pikëz pështyme, gjak, apo një tampon të hundës në kohë reale dhe i dërgon rezultatet në telefonin tuaj.

Pajisja vetë monitoruese sikurse që është FitBit dhe Jaëbone, që ndjek aktivitetin fizik ditor dhe dërgon të dhëna në telefonin tuaj, është bërë shumë profitabile dhe ndihmuese në studime dhe çështje siç është obeziteti.

Këto gjenerata të pajisjeve që gjeneron të dhëna mund të ndihmojnë përdoruesit të fitojnë shëndet më të mirë por janë larg nga të qenit një mjet i besueshëm diagnoztifikues.

Mirëpo pajisja Cue shkon një hap më përpara, duke gërmuar thellë në nivelin molekular. Duke e analizuar mostrat në shtëpi, Cue ju lejon juve të dini nëse ju jeni të sëmurë -kjo mund të ju tregojë nëse keni grip apo vetëm një të ftohtë të zakonshëm, dhe mat nivelin e vitaminës D , testosterone, inflamacionin, dhe nivelet e lindshmërisë.

E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të merrni një mostër dhe fusni atë në një nga fishekët e vegjël. Rezultatet më pas dërgohen në telefonin tuaj nëpërmjet Bluetooth, dhe ju mund ta ndani me mjekun tuaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit