Transmetuar më 16-06-2014, 19:46

Një supermarket është mbyllur pasi është akuzuar për shitjen e penisit të viçit si ushqim për konsumatorët. MT Supermarket dhe disa nga punonjësit janë duke u përballur në gjykatë me padinë civile që është ngritur mbi ta.

Supermarketi në fjalë ndodhet në North Lamar në Teksas. Sipas gjykatës, punonjësit kanë përzier mishin e viçit me penisin e tij dhe e kanë shitur. Prokurorët kanë kërkuar dëmshpërblim prej kompanisë, e cila arrin shumën prej 5.000$, ndërsa çështja është duke u proceduar.

Në Shtetet e Bashkuara, penisi i viçit përdoret për në ushqimet e qenve, por ka edhe disa kultuar të tjera të cilat e përdorin për supë apo në lloje të ndryshme gatimesh.

Disa mendojnë se po të hash penisin e viçit të gatuar, rritet dëshira seksuale. Sa i takon penisit të drerit, mendohet se rrit fuqinë dhe përmirëson performancën seksuale./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit