
Mesfushori i Spanjës, Xabi Alonso analizoi në një konferencë për shtyp humbjen shokuese në ndeshjen debutuese me Holandën, duke kujtuar se përballja e dytë me Kilin do të shërbejë për ndryshimin e situatës së kampionë në fuqi në këtë Botëror.
“Pas atij rezultati në ndeshjen me Holandën, po mendojmë hap pas hapi për gjërat që duhet të korrigjojmë. Dhe në fund janë shumë. Gjithsesi kemi të drejtë të besojmë, se ndaj Kilit do të jetë momenti ideal për të kthyer situatën”.
Iker Casillas, Xavi Hernandez, morën kritikat më të shumta për humbjen shokuese ndaj Holandës, por Alonso nuk mendon se këto kritika duhen drejtuar tek individët e veçantë.
“Nuk është rasti për të fajësuar individë të veçantë, sepse gabimet janë kolektive.
Ose do të shkojmë në shtëpi të gjithë bashkë, ose do të ecim përpara sërish bashkë. Pra është i gjithë grupi që duhet të reagojë ndaj Kilit”.
Më pas mesfushori i Realit komentoi sfidën e radhës me Kilin, duke evidentuar si armën më të fortë të amerikano- jugorëve lojën kolektive.
“Kili nuk e ndryshon stilin e lojës. Nuk dua të spekuloj, por po them se janë shumë agresivë. I njohim shumë mirë kundërshhtarët, për të cilin kemi shumë respekt.
Me Australinë, Kili e nisi shumë mirë Botërorin, por ne jemi të detyruar të fitojmë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





