Transmetuar më 16-06-2014, 16:18

“Edhe unë kam pasur eksperiencat e mia. Ishte e vështirë, sëmundja të tremb. I kam përjetuar dy herë emocionet e sëmundjeve të forta, por njerëzit mësohen të jetojnë me të”. ka qenë pikërisht ky mesazhi i këngëtares italiane Emma Marrone, e cila nëpërmjet një video-je ka dashur të tregojë eksperiencën e saj dhe t’i japë forcë të gjithë atyre të cilët kanë nevojë.

Këngëtarja është operuar nga një tumor në mitër dy herë. E para ka qenë fillim të pjesëmarrjes së saj në programin “Amici 9”, ndërsa e dyta vitin e kaluar, para se ajo të nisej në një tur.

Dhimbja e ka bërë më të fortë dhe më të pjekur, siç ka thënë dhe vetë ajo. “Unë isha shumë me fat në të dyja operacionet. Përveç shenjës në sipërfaqe të lëkurës, ajo që të dhemb më shumë është shenja që nuk duket dhe të bën që ta shikosh çdo gjë me dyshim dhe të jesh në një gjendje ankthi. Në të njëjtën kohë të shton dëshirën që ta jetosh jetën në çdo moment dhe ta jetosh atë me intensitet”, ka thënë këngëtarja Marrone./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit