Transmetuar më 16-06-2014, 15:09

Tiranë, 16 qershor 2014, NOA.al- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në një takim ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Kryeparlamentari vlerësoi kontributin tepër aktiv që Mesiç ka dhënë për përkrahjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për forcimin e paqes, bashkëpunimin në rajon dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimit europian të Shqipërisë.

Ish-Presidenti i Kroacisë, u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë që takoi Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe së bashku u ndalën në çështje të ndryshme në interes.

Mesiç nënvizoi se Shqipëria së shpejti do të pranohet në BE dhe se Shqipëria do të punojë me hapa të shpejta për hyrjen e saj në BE. “Unë jam i bindur se Shqipëria së shpejti do të pranohet në BE dhe se Shqipëria do të punojë me hapa të shpejta për hyrjen e saj në BE”, deklaroi Mesiç.

Ai tha se ndonëse nuk është më në funksion si kryetar i shtetit, gjithmonë do të jetë i gatshëm që të bashkëpunojë për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Kreu i Kuvendit tha se Presidentit Mesiç jep në përkrahje të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për forcimin e paqes dhe bashkëpunimin në rajonin tonë dhe për mbështetjen që Kroacia si vendi më i ri i BE-së i jep integrimit europian të Shqipërisë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit