


Hoqi dorë nga gjithçka për t’ia dedikuar jetën e saj meditimitm ndonëse ishte e bukur dhe vinte nga një familje e pasur. Ting Tien, një vajzë kineze 24 vjeçare ka braktisur jetën e saj të pasur me udhëtime, libra, studime dhe veshje firme, për tu bërë pjesë e murgjve budistë.
E lindur nga dy prindër të shkolluar, Ting u diplomua në Universitetin e Qingdao, nga ku nisi të planifikojë të ardhmen e saj.
Por asaj çdo gjë i dukej shumë materialiste, raportet njerëzore shumë sipërfaqësore, kështu që pati një prirje të veçantë.
Ajo u strehua në një tempull mes maleve dhe po e kalon jetën duke medituar në varfëri absolute. Ajo ka vendosur që të ndryshojë edhe emrin në Caizhenwangmu, për të braktisur përfundimisht identitetin e saj të mëparshëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





