Transmetuar më 16-06-2014, 14:11

Tiranë, 16 qershor 2014, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u prit në takim nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Takimi u mbajt ditën e djeshme në ambientet e Kryeministrisë.

Kurti dhe Rama biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për situatën në rajon.

Gjatë takimit temë e bisedës ishte edhe axhenda e integrimeve europiane për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kurti dhe Rama diskutuan edhe për mundësitë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të dy subjekteve të tyre politike që kanë orientim programor të majtë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit