Transmetuar më 16-06-2014, 13:19

Tiranë, 16 qershor 2014, NOA.al- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj deklaroi se për muajin korrik pensionet do të rriten me 2%.

Ai tha se ky është një lajm i mirë, pasi bëri me dije se rritja ekonomike nuk ka qenë 2%, por vetëm 1.5%, ndërsa Qeveria po i rrit pensionet më shumë se rritja ekonimike.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, Veliaj bëri me dije se minatorët do të dalin në pension në moshën 55 vjeçare, ndërsa shtoi se për profesionet më të lehta mosha e pensionit do të shkojë në 60 vjeç.

Ministri informoi se në mënyrë të detajuar Këshilli Kombëtar i Punës aprovoi skemën e re për pensionet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit