





Si një nga modelet më të famshme të Victoria’s Secret Angel, ajo nuk kishte se si të mos dukej mirë në plazh.
Adriana Lima ka treguar një trup super në formë, teksa lahej në plazhin e Miami në Florida. Supermodelja 33 vjeçare u pa me bikini jeshile teksa lahej qetësisht në det, krejt e vetme.
Nëna e dy fëmijëve mbante të vendosura syze në sy, ndërsa si aksesor kishte përdorur byzylykë dhe vathë.
Prej disa kohës bukuroshja braziliane është ndarë nga bashkëshorti i saj, basketbollisti Marko Jariç, divorc i cili vjen pas pesë vitesh martesë.
Ata kanë dy vajza, katër vjeçaren me emrin Valentina dhe Sienën e cila për pak kohë mbush dy vjeç./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





