Transmetuar më 16-06-2014, 10:20

Shkodër, 16 qershor 2014, NOA.al- Një fabrikë mishi është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të paqarta në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve të zjarrit, mësohet se fabrika është djegur e gjitha, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse për afro katër orë për shuarjen e tij.

Dyshimet e para lidhur me këtë ngjarje janë se zjarri mund të jetë shkaktuar gjatë orëve të natës së lënë pas si pasojë e një shkëndije elektrike, ose e një rrufeje.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit