

Pak ditë më parë në çeljen e kampionatit botëror të futbollit në Brazil, ajo realizoi një performancë vërtetë mbresëlënëse, duke ekspozuar një trup super në formë dhe një pamje të kuruar deri në detaj.
Mirëpo duhet thënë se krahas aktiviteteve të ngjeshura çdo personazh i famshëm ka nevojë për një periudhë pushimi dhe qetësie.
Kështu, këngëtarja Jennifer Lopez ka kaluar një ditë pushimi në pishinë bashkë me nënën e saj, ku është vetëfotografuar pa make up.
“Pa make up sot. Fytyra e vërteetë, selfie e vërtetë. Kështu jam zgjuar. Një ditë në pishinë, unë dhe mami im”, ka shkruar JLo në Instagram, bashkëngjitur disa fotografive të publikuara./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





