Transmetuar më 16-06-2014, 08:31

Pogradec, 16 qershor 2014, NOA.al- Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm.
Një makinë në të cilën udhëtonin pesë djem të rinj është përplasur me një shtyllë, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke bërë që të pestë të mbeten të lënduar.
Pas sinjalizimit për këtë rast ata janë dërguar për mjekim në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre.
Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonin të rinjtë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





