Transmetuar më 16-06-2014, 07:47

A është Facebook termometri i një lidhje dashurie? Me sa duket po. Rrjeti social më i famshëm në botë, ndihmon në konsolidimin e një raporti dashurie, kjo pasi duke u përdorur për publikimin e momenteve nga jeta e tyre, bëhen akoma dhe më të bashkuar.

Një studim amerikan i publikuar në revistën “Computers in Human Behavior”, i drejtuar nga Christopher Carpenter i Western Illinois University, ka analizuar sjelljen sociale të 276 personave, të cilët iu nënshtruan pyetësorëve psikologjikë lidhur me sjelljet e tyre.

Duke analizuar të dhënat e mbledhura, studiuesit zbuluan se publikimi i fotografive me partnerin dhe bashkimi i tij (tagg), e bënë lidhjen më të fortë.

Rezultoi se ata partnerë që e bënin diçka të tillë, kishin ndjenja më romantike dhe të thella, duke u shfaqur më solid./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit