Transmetuar më 15-06-2014, 21:30

Smogu dhe pluhuri mund të shtojnë rrezikun për të vuajtur nga ankthi dhe për tu bërë më agresivë. Një studim egjiptian i Universitetit të Karjo, ka arritur në këtë përfundim, pasi mbajtën nën vëzhgim një grup minjsh, të cilët u ekspozuan përballë tymit të karburantit.

Përballë një situate të tillë minjtë u bënë më agresivë dhe shfaqën shenja ankthi, ndërsa substancat kimike iu shkaktuan dëmtime cerebrale. Studiuesit hoqën paralele mes ndikimit që mund të ketë edhe te qeniet njerëzore tymi i makinave dhe smogu.

Amal Kinawy, drejtues i studimit tha se këto faktorë ambientalë mund të dëmtojnë miliona njerëz në botë.

Në studimin në fjalë kaviet u ekspozuan përballë tymi të benzinës dhe në ajër të pastër. Nga analizat e trurit të kavieve, u vu re se tymi shkakton dëmtime të shumta cerebrale./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit