Transmetuar më 15-06-2014, 20:29

Nëse fjalët e para që mësojnë fëmijët janë mami dhe babi, kjo ndodh vetëm sepse prindërit janë njerëzit që iu rrinë më shumë pranë. Arsyeja e vërtetë qëndron në tru dhe në organizimin e tij, i cili programohet në mënyrë që të njohë, mësojë dhe memorizojë më lehtësishtë fjalët që i përsëriten më shpesh.

Është ky rezultati i një studimi ndërkombëtar të publikuar në revistën “PNAS”, studim i drejtuar nga një grup studiuesish të Universitetit të British Columbia.

Studiuesit dokumentuan se si reagonte truri i 22 të sapolindurve në momentin në të cilën dëgjonin fjalë të ndryshme. U vu re se përballë fjalëve që përsëriteshin më shpesh si mami dhe babi, zona e majtë frontale e trurit aktivizohej më shpesh.

Në të kundërt fjalët që dëgjoheshin më rrallë, nuk stimulonin asnjë përgjigje në nivel cerebral./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit