




Gjirokastër, 15 qershor 2014, NOA.al- “Nisani” u kodua operacioni i policisë së Gjirokastrës, i cili bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 125 kilogramëve lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Në orët e pasdites së sotme në një rrugë dytësore në që lidh Lazaratin me Derviçanin një automjet tip Nisan me karroceri po transportonte një sasi të madhe lënde narkotike në drejtim të kufirt të gjelbërt me shtetin grek.
Drejtuesi i automjetit me inicialet E.K, nga fshati Lazarat ka dalë me automjetin tip Nisan në rrugë kryesore në afërsi të fshatit Goranxi dhe kur ka ka parë se po e ndiqte policia, në afërsi të fshatit Haskovë ka devijuar nga rruga nacionale dhe në një fushë poshtë fshatit Haskovë ka braktisur mjetin me lëndë narkotike dhë është larguar me shpejtësi në kodrat mbi fshatin Haskovë, i cili tashmë është i identifikuar dhe po vijon ndjekia për kapjen e tij.
Siç raporton Noa.al, gjatë kontrollit në brendësi të autmojetit tip Nisan me targa GJ 0080 B, u gjetën tre çanta të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike, me mbishkrime të ndryshme gjithsej 107 pako me peshë të ndryshme, ku shtatë pako peshonin nga 2.2 kilogramë secila ndërsa 100 pako nga 1.1 kilogramë secila, me një peshë totale prej 125.4 kilogramë marijuanë.
Në automjet u gjet edhe një çantë shpine me ushqime. Aktualisht po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





