
Femrat ankohen shpesh se meshkujt nuk i shikojnë gjërat në mënyrën e duhur. Shkaku pse femrat i shikojnë veprimet e mashkullit gjithmonë gabim është jo vetëm çështje karakteri por edhe natyrë biologjike dhe fiziologjike, të paktën në disa momente.
Gjatë periudhës së pjellorisë gruaja është më pak paragjykuese ndaj meshkujve. Një studim amerikan i botuar në revistën shkecore Psychological Science, i psikologëve të Michigan State University, ka analizuar mënyrën e sjelljes së femrave ndaj meshkujve, sjellje e cila ndryshon sipas ciklit menstrual.
Carlos David Navarrete, drejtues i studimit ka thënë se paragjykimi i femrave reflektohet gjatë periudhës së pjellorisë, sjellje e cila bëhet më agresive në momentin që femra është më pjellore.
Në këtë mënyrë femra mbrohet nga meshkujt që paraqesin rrezik më të madh për zgjedhjen e saj riprodhuese./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





