Transmetuar më 15-06-2014, 19:12

Diego Maradona beson se tiki-taka spanjolle ka vdekur, duke e mbështetur idenë e tij në faktin se stili i tyre mori një goditje të rëndë në disfatën 5-1 nga Holanda, citon Supersport.

Spanja u shkërrmoq nga kundërsulmi holandez në Salvador dhe Maradona mendon se Vicente del Bosque është fajtor që nuk perceptoi mesazhet paralajmëruese nga vuajtjet e Barcelonës në sezonin spanjoll, ç’ka solli dhe kapitullimin e së premtes.

“Që Spanja është plakur u pa që kur ata u rreshtuan kundër Holandës. Spanja po e luan tiki takan prej kohësh dhe ajo është një mënyrë e bukur për të luajtur futboll, dhe fansat e ekspertët anembanë botës kanë treguar me gjithë zemër afeksionin e tyre ndaj këtij stili, që i bëri spanjollit të fitonin tre turne madhorë radhazi nga 2008 deri në 2012.

Por Vicente del Bosque duhet ta kishte patur ndër mend që klubet në Europë e kanë gjetur një përgjigje ndaj stilit të Barcelonës, që është shumë i ngjashëm me atë të Sanjës. Një lojë e shpejtë e bazuar në kundërsulmet, ka funksionuar mirë kundër tyre.

Spanja refuzoi të ndryshojë edhe pse kritikët vazhdimisht këmbëngulën se stili i tyre tashmë është ekspozuar”.

La Roja vuajti disfatën më të thellë të pësuar nga një skuadër kampione e botës në debutimin e Botërorit pasardhës, dhe kjo ishte disfata e tyre e dytë në plot 55 ndeshjet e fundit, dhe Maradona nuk harroi që t’i japë meritën Holandës për mënyrën se si e luajti takimin.

“Portokallinjtë edhe një herë revolucionarizuan futbollin modern. Robin Van Persie dhe Arjen Robben ishin në ritmin e duhur dhe shkëlqimi i tyre ishte verbues për kampionët në fuqi.

Mbrojtja e spanjollëve e kishte humbur busullën dhe as Casillas nuk ishte në formën e duhur mes shtyllave.

Luis Van Gaal ka bërë një punë fantastike me një skuadër relativisht të re, që dha gjithçka kundër kampionëve të botës duke merituar një fitore të mrekullueshme. Kjo duhet t’i ndihmojë ata që të evitojnë Brazilin në raundin e dytë”.

E ndërsa Maradona nuk i kursen elozhet për Holandën, një detaj interesant ndihmon për të kuptuar vrullin portokalli.

Arjen Robben është zyrtarisht njeriu më i shpejtë në historinë e Botërorëve. Në sprintin e tij për golin ndaj Spanjës, Robben regjistroi shpejtësinë prej 37 km në orë.

Rekord historik, duke qenë se futbollisti holandez kaloi Walcot, që kishte arritur shpejtësinë prej 30 km në orë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit