











Vetëm një muaj para se ai të festojë ditëlindjen e tij të parë, Princi George i Anglisë ka nisur të hedhë hapat e parë.
I shoqëruar nga nëna e tij Kate Middleton, i vogli luante me top në një fushë ku po zhvilloheshin garat me kuaj.
George ishte i veshur me paliçeta ngjyrë rozë dhe me bluzë të bardhë poshtë, ku teksa mbante dorën e nënës ecte nëpër bar dhe këmbë e duar.
Ndërkohë vetë Kate ishte e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë sportive, e cila rendte pas vogëlushit.
Trashëgimtari i fronit mbretëror të Anglisë Princi Uilliam, u shkëput për disa momente nga loja Polo me kuaj për tu bashkuar me të shoqen dhe djalin e tij.
Anëtarët e familjes mbretërore u bënë pjesë e Cartier Polo Cup, e mbajtur në Guards Polo Club të Windsor Great Park në Berkshire./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





