
Jo vetëm shikime tunduese dhe veprime joshëse, por zëri luan një rol kryesor në joshjen e partnerit. Një studim i fundit britanik ka treguar se nëse ai ose ajo e ulin tonin e zërit duke folur me dikë, ka shumë mundësi që të lëshojnë sinjale joshje ndaj tij.
Ekipi i drejtuar nga Susan Hughes, asistent psikologe në Albright College të Reading, në Britaninë e Madhe, ka zbuluar se “arma” kryesore e joshjes së seksit të kundërt kalon nga zëri.
Studiuesit analizuan 48 studentë të kolegjit, meshkuj dhe femra, gjatë kohës që përdornin Skype. Ata regjistruan mesazhet zanore të shkëmbyera mes bashkëbiseduesve ndërsa shikonin edhe imazhet e tyre.
“Zbuluam se që të dy gjinitë përdornin një ton zëri më të ulët dhe pëshpërima, në rastet kur partnerët tërhiqen nga njëri tjetri. Nëse njerëzit dëgjojnë një zë të ulët dhe delikat, kjo mund të identifikojë më së miri shfaqjen e interesit ndaj tjetrit”, thanë drejtuesit e studimit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





