
Tiranë, 15 qershor 2014, NOA.al- Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar lidhur me akuzat e Partisë Demokratike, lidhur me një punonjës në këtë ministri.
MPB ka sqaruar se Binak Dobrushi prej datës 2 qershor 2014 nuk është më në marrëdhënie pune me këtë institucion.
Më tej sqarohet se Binak Dobrushi, me detyrë shofer-mekanik në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Automjeteve të MPB-së, është larguar me motivacionin "Papërshtatshmëri për të punuar në organet e MPB-së".
“Si kurrë më parë në historinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është iniciuar verifikimi i personalitetit. Dhe për rastin e mësiperm, menjëherë, sapo u vu re mospërputhja me kriteret e emërimit u urdhërua largimi nga detyra”, thuhet nga ana e ministrisë.
Në vijim Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se referencë në punën e saj është vetëm ligji, duke garantuar përmbushjen me përpikmëri të detyrës, në funksion të sigurisë publike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





