Transmetuar më 15-06-2014, 15:58







Padiskutim pasioni për futbollin në një vend ku ai luhet gjithandej, nuk mund të mos prekë edhe fëmijët. Por një ndodhi e pazakontë ka prekur kombëtaren e Nigerisë, gjatë kohës që futbollistët stërviteshin në Guarani Stadium.
Gjatë stërvitjes së fundit para ndeshjes për kampionatin të Brazilit, një grup fëmijësh nuk i rezistuan tundimit për të marrë së paku një nga topat zyrtarë të botërorit.
Kështu që arritën, në më shumë se një rast të kapërcejnë punonjësit e sigurisë dhe të futen në fushë.
Ndërsa stërvitja u ndërpre disa herë, Nigeria rrezikoi që të mbetej pa topa për të luajtur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





