



















Janë të hijshme, gjithë ngjyra dhe të pasionuara, ndoshta edhe me disa teprime. Dhe nuk ka rëndësi nëse skuadra e tyre fiton apo humb, ato janë aty për ta mbështetur.
Katër vite më parë podiumi i tifozes më të bukur u fitua nga Larissa, tifozja e Paraguait. Ajo qarkulloi në agjencitë ndërkombëtare, duke u shndërruar në ikonë të tifozllëkut të futbollit. Një sukses i cili e çoi edhe në kopertinat e revistave, përveçse e bëri të famshme në rrjetet online.
Mirëpo me rastin e kampionatit botëror Brazil 2014, nis sërish sfida e tifozeve më të bukura të kombëtareve, për titullin “më e bukura e Bortërorit”. Në galerinë e fotografive që gjeni bashkëngjitur, shikoni të përzgjedhurat e para./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





