Transmetuar më 15-06-2014, 11:51

Gazeta presitgjoze britanike, The Sunday Times shkruan se Britania e Madhe do të mbështesë marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

“Votimi do të mbahet në Bruksel javën tjetër, ku pritet që vendit lindor të Europës pritet ti jepet statusi i vendit kandidat, duke e futur në rrugën e anëtarësimit në BE”, shkruhet në The Sunday Times.

Sipas kësaj gazete, disa përfaqësues të shtetit janë të shqetësuar se qindra e mijëra persona do të vijnë nga Shqipëria në Britani dhe vendi do të përfshihet nga krimi i organizuar e trafikimi, por gjithsesi, burime nga qeveria bënë të ditur se do të mbështesin Shqipërinë në këtë proces.

“Cameron ka sugjeruar se dëshiron të ndryshojë rregullat e BE sa i takon lëvizjes së lirë të njerëzve, kështu që punëtorët nga vendet e reja hyrëse, derisa të anëtarësohen plotësisht”, thuhet në Sunday Times. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit