
Apele ka lançuar një program për zëvendësimin falas të karikuesve USB për iPhone 3GS, iPhone 4 e iPhone 4s. Në sajtin e kompanisë lexohet se në disa raste të rralla, karikuesi mund të nxehet tej mase dhe të shkaktojë probleme me sigurinë e celularit. Modeli në fjalë është ai i 5W, i cili është shpërndarë në tetor të vitit 2009 dhe shtator të vitit 2010 në disa qytete evropiane dhe i shitur si aksesor më vete.
“Siguria e klientit është një nga prioritetet kryesore të Apple, ndaj kompania ka vendosur në mënyrë të vullnetshme të zëvendësojë falas të gjithë ushqyesit e baterive të përdorur me një të ri, duke ndjekur procedurat e nevojshme”, shkruhet në faqen zyrtare të Apple.
Për të dalluar nëse ushqyesi juaj i baterisë është ndër ata me probleme, Apple duhet të kontrollojë etiketën që ndodhet mes dhëmbëve të ushqyesit. Nëse në të shkruhet “CE” ngjyrë gri dhe modeli është A1300, atëherë duhet ndërruar. Deri në zëvendësim, Apple këshillon përdoruesit të përdorin portën usb për karikimin e celularëve nëpërmjet kompjuterit./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





