Transmetuar më 15-06-2014, 07:44

Të gjithëve na thahen flokët dhe dehidratohet sipërfaqja e lëkurës gjatë stinës së verës dhe faktorët janë të shumtë, dielli, vapa, deti, uji i kripur etj janë disa nga arsyet kryesore që sjellin si nevojë blerjen, ose në disa raste, kur mundemi, edhe bërjen e një spray. Nëse jeni të gatshëm të përdorni për kujdesin tuaj një produkt natyral, më poshtë po ju japim recetën.

Përbërësit:

2-3 lugë gjelle me vaj kokosi ose susam

Ujë

Shishe spray

Pregatitja:

Në fillim hidhni vajin në shishe. Më pas shtoni ujin. Përziejeni mirë para përdorimit. Aplikojeni për disa ditë në lëkurën dhe flokët tuaj, gjatë kohës që jeni në plazh apo në pishinë. Është shumë i mirë dhe ndikon edhe në ushqyerjen e flokut e lëkurës, për shkak të vetive që ka kokosi ose susami. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit