Transmetuar më 14-06-2014, 21:23

Tiranë, 14 qershor 2014, NOA.al- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur disa minuta më parë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e kombinatit.
I plagosur ka ngelur Igert Kazazi, i moshës 20 vjeçare. Ai është qëlluar në këmbë, ndërsa ka qenë me shokët e tij në rrugën Hamdi Pepa. Ndërkaq, është duke u transportuar për në spital dhe nuk dihet gjendja e tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





