
Kolumbia e filloi me këmbën e mbarë botërorin e saj, me një fitore të pastër 3-0 ndaj Greqisë që i dha amerikanojugorëve 3 pikët e para në grupin C.
Me një tifoz të veçantë në shkallët e estadio Mineraio, impiant prej 54,483 spektatorësh në Belo Horizonte, Radamel Falkaon që nuk ja doli të ishte protagonist në Brazil, Los Cafeteros morrën një fitore me peshë që rrit shanset për kalimin e grupit ku ndodhen dhe Bregu i Fildishtë e Japonia.
Kishte risi në të dy formacionet që zbritën në fushën e lojës. Pekerman kishte rreshtuar që nga fillimi Ibarbon me Gutierrez të konfirmuar si sulmues i parë, ndërsa në kampin helen Santos kishte lënë jashtë Tziolis e Mitroglu, duke i dhënë besim Katsuranis dhe Gekas.
Ndeshja u mbyll me fitoren 3-0 të Kolumbisë, që është ndër skuadrat më të goditura nga dëmtimet. Los Cafateros demonstruan se janë ndër skuadrat amerikano jugore më të akredituara për të bërë rrugë në botëror.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





