Transmetuar më 14-06-2014, 15:29

Frutat e pyllit ose frutat me ngjyrë të kuqe, janë shumë të rëndësishme për tu konsumuar rregullisht, për shkak të vitaminave që përmbajnë.

Manaferra, boronica, rrushi i kuq, luleshtrydhet, etj., janë ideale për të ruajtur peshën trupore.

Këto lloj frutash pakësojnë plakjen e qelizave dhe favorizojnë prodhimin e kolagjenit, si dhe ndihmojnë në oksigjenim dhe në qarkullimin më të mirë të gjakut.

Vitamina C është një nga vitaminat që përmbajnë këto fruta, të cilat mund të shoqërohen me kos ndërmjet vakteve, pasi furnizojnë organizmin me elementë të rëndësishëm, por krijojnë edhe ndjesinë e ngopjes.

Një studim amerikan i Oregon State University, ka treguar se një koktejl me rrush të kuq dhe boronicë, mbron organizmin nga bakteret./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit