Transmetuar më 14-06-2014, 14:42

Një tortë me gjethe kokaine për të festuar 70 vjetorin e lindjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ëmbëlsira iu vu përpara Ban Ki Moon në qytetin e El Torno, ku festoi ditëlindjen e tij bashkë me Presidentin e Bolivisë, Evo Morales.

Për të festuar ditëlindjen e tij një kor fëmijësh kënduan këngë në anglisht, spanjisht dhe në gjuhën e popullit Ayoreo në jug të Bolivisë.

Ban Ki Moon ndodhej në Bolivi për samitin e G77, një samit i cili mbahet për vendet në zhvillim. Sipas traditës vendase, përtypja e gjetheve të kokainës së lehtë është e ligjëruar në Bolivi./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit